ترجمة معاني سورة لقمان باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
ﰡ
آية رقم 1
ﭑ
ﭒ
Elif, Lám, Mîm.
آية رقم 2
ﭓﭔﭕﭖ
ﭗ
Këto janë ajetet nga Libri plotë dijeni,
آية رقم 3
ﭘﭙﭚ
ﭛ
(i cili) është udhërrëfyes dhe mëshirë për bamirësit,
آية رقم 4
ata që kryejnë namazin dhe japin zeqatin, dhe të cilët besojnë bindshëm në jetën tjetër.
آية رقم 5
Këta janë ata që janë udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuar.
آية رقم 6
E, ka disa nga njerëzit që besojnë në tregime të kota, për t’u shmangur nga rruga e Perëndisë, pa kurrfarë dijenie, duke e pandehur (rrugën e Zotit) qesharake. Të atillët i pret dënimi i poshtëruar.
آية رقم 7
Kur ndonjërit prej tyre, u lexohen ajetet Tona (Kur’ani), ai shmanget me mendjemadhësi, thuase nuk i ka dëgjuar, thuase iu kanë shurdhuar veshët. Andaj, sihariqoi ata me dënim të dhembshëm.
آية رقم 8
Me të vërtetë, ata që kanë besuar dhe punojnë vepra të mira do të gjenden në kopshtet e dhuntisë,
آية رقم 9
në të cilat do të qëndrojnë përherë. Premtimi i Perëndisë është i vërtetë, e Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
آية رقم 10
(Ai) ka krijuar qiejt pa shtylla, e i shihni ju – ka vendosur male të palëvizshme në Tokë, për të mos u lëkundur ju, dhe ka shpërndarë në të, gjithfarë lloj shtazësh. Ne, e kemi zbritu ujin nga qielli dhe me të, kemi bërë të mbijnë sa e sa lloje bimësh të mira (buta).
آية رقم 11
Ky është krijimi i Perëndisë; më tregoni çka kanë krijuar të tjerët pos Tij? Jo, por, me të vërtetë, zullumqarët janë në humbje të vërtetë.
آية رقم 12
Dhe, Ne, me të vërtetë, i kemi dhënë Llukmanit dijeninë e mrekullueshme, (dhe i kemi thënë): “Falenderoje Perëndinë, e kush është falenderues, ai falenderon për të mirën e vet, e kush mohon – Perëndia, me të vërtetë, është i pavarur dhe i lavdëruar”.
آية رقم 13
Dhe, (kujtoje) kur Llukmani i tha djalit të vet, duke e këshilluar: “O djali im, mos i bënë shok Perëndisë! Me të vërtetë, të bërit shok Perëndisë, është zullum i madh”.
آية رقم 14
Dhe, Ne, i kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka bartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. (Dhe i kemi thënë njeriut): “Bëhu falenderues ndaj Meje dhe prindërve tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”.
آية رقم 15
Nëse insistojnë ata, që të më bësh Mua shok për atë që nuk din asgjë, mos i dëgjo, por shoqërohu me ta në këtë jetë me të mirë, e ndiqe rrugën e atij që drejtohet tek Unë; pastaj, tek Unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju lajmëroj për atë që keni punuar.
آية رقم 16
“O djali im, nëse (vepra e punuar) është e rëndë qoftë se një kokërr hardeli (lloj mëlmese), e ajo të jetë në shkëmb, ose në qiej ose në tokë, Perëndia do ta nxjerrë në shesh atë. Me të vërtetë, Perëndia është i butë dhe njohës i të gjitha fshehtësive.
آية رقم 17
O djali im, kryeje namazin, urdhëro me të mirë dhe pengo nga të këqiat dhe bëhu i durueshëm për atë që të ka goditur! Me të vërtetë, kjo është nga punët e mëdha, të vendosura.
آية رقم 18
Mos e shmang fytyrën tënde nga njerëzit dhe mos ec nëpër tokë mendjemadhësisht, se Perëndia nuk e don asnjë mendjemadh, as mburracak.
آية رقم 19
Ec me kujdes e modesti, e fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri (pallja e) i gomarit!”
آية رقم 20
A nuk shihni, se si Perëndia u ka mundësuar – t’i shfrytëzoni të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë dhe ju ka plotësuar dhuntitë e Tij – të jashtme dhe të brendshme? E, ka njerëz që polemizojnë për Perëndinë pa kurrfarë dijenie, pa kurrfarë rrëfyesi dhe pa libër ndriçues.
آية رقم 21
Kur atyre u thuhet: “Pasoni atë që u ka shpallur Perëndia!” ata thonë: “Jo, (por) ne pasojmë të parët tanë”. E, sikur ata t’i thërriste djalli edhe në dënimin e skëterrës, (a do ta pasonin)?
آية رقم 22
Kush kthehet kah Perëndia, me tërë qenien e tij, duke qenë i mirë, ai është kapur për vegën më të fortë. E, te Perëndia, është fundi i çdo gjëje.
آية رقم 23
Dhe kush mohon, të mos të brengos mohimi i tij. Tek Ne do të kthehen ata, e Ne do t’i lajmërojmë për atë që kanë punuar. Me të vërtetë, Perëndia di ç’ka në zemrat e njerëzve.
آية رقم 24
Ne, ata do t’i kënaqim përkohësisht, e pastaj, do t’i hudhin furishëm në dënimin e ashpër.
آية رقم 25
E, nëse i pyet ti (o Muhammed) ata: “Kush ka krijuar qiejt dhe Tokën?” – me siguri do të thonë: “Perëndia!” E ti thuaj: “Falenderimi qoftë për Perëndinë!” Por, shumica e tyre nuk dinë.
آية رقم 26
Të Perëndisë janë të gjitha, në qiej dhe në Tokë. Me të vërtetë, Perëndia është i pavarur dhe i lavdëruar.
آية رقم 27
Sikur të gjithë drunjtë të gjenden në Tokë – të jenë penda (shkrimi), e deti ngjyrë shkrimi (tintë), e t’i shtohen atij edhe shtatë dete të tjera, nuk do të soseshin fjalët e Perëndisë. Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
آية رقم 28
Të krijuarit dhe të ringjallurit e të gjithë juve është njësoj (për Te) – si të krijuarit e vetëm një njeriu. Me të vërtetë, Perëndia i dëgjon dhe i sheh të gjitha.
آية رقم 29
A nuk po sheh ti se Perëndia e shtie natën në ditë dhe ditën në natë (e zgjatë njërën dhe e shkurton tjetrën), dhe e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëvizë deri në kohë të caktuar – dhe se Perëndia e di mirë çka punoni ju.
آية رقم 30
Kjo është (kështu), ngase Perëndia është i vetmi i Vërtetë, e ato që adhurojnë ata – pos Tij, janë të kota, dhe se Perëndia është i lartësuar dhe i madh.
آية رقم 31
A nuk po sheh ti, e anijet lundrojnë nëpër det me dhuntinë e Perëndisë, për t’ju treguar disa argumente të Veta? Këto janë, me të vërtetë, argumente për çdo njeri të durueshëm dhe mirënjohës.
آية رقم 32
E, kur ata t’i mbulojë vala – si bjeshkë, e thërrasin Perëndinë me lutje të sinqerta; e, posa t’i shpëtojë ata në tokë, një pjesë e tyre e mbajnë mesataren; e ajetet Tona i mohon vetëm mshtruesi dhe jomirënjohësi.
آية رقم 33
O njerëz! Druajuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës kur prindi nuk do të mund t’i ndihmojë fëmijës së vet asgjë, e as fëmija nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë prindit të vet! Me të vërtetë, premtimi i Perëndisë është i sigurt, e, le të mos u mashtrojë jeta e kësaj bote, dhe le të mos u mashtrojë mashtruesi (djalli) në Perëndinë.
آية رقم 34
Me të vërtetë, vetëm Perëndia e di Çastin (Ditën e Kijametit), Ai e zbret shiun dhe di çka k në barkun e shtatzënës, e askush nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdes. Me të vërtetë, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe njohës i çdo gjëje.
تقدم القراءة