ترجمة سورة العاديات

الترجمة الألبانية
ترجمة معاني سورة العاديات باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية .
من تأليف: حسن ناهي .

Betohem për ata (kuaj) që vrapojnë duke dihatur,
që nxjerrin xixa nga thundrat[421]
____________________
[421] Pra, nxjerrin xixa, duke goditur gurët me patkonjtë e tyre të hekurt.
dhe trokojnë për sulm në mëngjes,
duke çuar re pluhuri,
ndërsa çajnë armikun në dysh,
se njeriu është vërtet mosmirënjohës ndaj Zotit të vet,
dhe ai, pa dyshim, këtë e dëshmon.
Vërtet, ai është i babëzitur për pasuri.
Vallë, a nuk e di ai se kur të nxirren jashtë ata që gjenden në varre[422]
____________________
[422] Pra, kur Allahu i Lartmadhëruar të ringjallë të vdekurit.
dhe, kur të dalë në shesh ajo që është në gjokse,
Zoti i tyre, me siguri, atë Ditë di çdo gjë për ta?!
Icon