ترجمة معاني سورة الحديد باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation


Perëndinë e falenderon çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë, e Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Besoni Perëndinë dhe të Dërguarin e Tij dhe shpenzoni nga ato çka Ai ju ka lënë në dispozicion juve, se ata që kanë besuar nga ju dhe kanë shpenzuar (për të mirë), për ta ka shpërblim të madh!

Dhe, ç’keni që nuk shpenzoni në rrugën e Perëndisë, pasi që qiejt dhe Toka i mbetën trashëgim Perëndisë? Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe luftuan para fitores – dhe ata që kanë luftuar dhe shpenzuar pastaj. Këtu, dallimi është në një shkallë të lartë; mirëpo, Perëndia të gjithëve u premton dhuntinë. – Perëndia di mirë atë që punoni ju.

Kush do t’i jap vullnetarisht Perëndisë hua – të mirë – që Ai pastaj t’ia kthejë shumëfish, e madje, për të ka shpërblim fisnik.

A nuk kemi qenë me ju? – thërrasin ata. – “Po” – përgjigjen, - por ju e keni komprometuar veten dhe keni pritur, edhe keni dyshuar, dhe dëshirat e kota ju kanë mashtruar, përderisa ka arritur urdhëri i Perëndisë, e djalli u ka mashtruar ndaj Perëndisë!

Dijeni që jeta në këtë botë nuk është kurrgjë tjeër veçse lojë dhe dëfrim, dhe zbukurim (stolisje) dhe mburrje ndërmjet jush dhe vrapim kah pasuria dhe numri i fëmijëve! Kjo i shembëllen bimës, e cila pas hiut rritet dhe entuziazmon bujqit, e ajo pastaj gufon, po më vonë e sheh të zverdhur (vyshkur), që më në fund (të shkatërrohet). Kurse, në botën tjetër ka vuajtje të mëdha dhe amnesti nga Perëndia dhe kënaqësi nga Ai; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e mashtruar.

ata që janë koprracë dhe nxisin edhe të tjerët në koprraci. E ata që i shmangën urdhërit, me të vërtetë, Perëndia është i pavarur (i pasur) dhe i lavdërueshëm.

Me të vërtetë, Ne i kemi dërguar profetët Tonë me argumente të qarta dhe me ta u kemi dhënë librin dhe terezitë, (drejtësinë): që njerëzit të veprojnë drejt; kurse hekurin e kemi krijuar, se, në atë ka tmerr të madh, po edhe dobi për njerëzit dhe që Perëndia të dëftojë ata që ndihmojnë besimin e Tij dhe të dërguarit e Tij – pa i parë. Me të vërtetë, Perëndia është i fuqishëm dhe i madhërueshëm.

Me të vërtetë, e kemi dërguar Nuhun dhe Ibrahimin dhe disa trashëgimtarë të tyre, që iu kemi shpallur profetninë dhe iu kemi dërguar Librin. Disa prej tyre kanë qenë në rrugë të drejtë, kurse shumica prej tyre kanë qenë ngatërrestarë.

Pastaj pas gjurmëve të tyre – ju kemi dërguar profetët Tonë, dhe pastaj kemi dërguar Isanë, të birin e Merjemës, të cilit ia dhamë Inxhilin, kurse në zemrat e ithtarëve të tij kemi mbjellë (frymëzuar) butësi dhe mëshirë, ndërsa, ata vetë e kanë trilluar jetën (lutëse – të tërhequr prej shoqërisë dhe jetës normale), për të arritur kënaqësinë e Perëndisë. Ne nuk i kemi obliguar ata për këtë, por ata nuk u kujdesën për atë si duhet. Ata të cilët kanë besuar si duhet – i shpërblejmë, e shumë prej tyre janë ngatërrestarë.
تقدم القراءة