ترجمة سورة الطارق

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
ترجمة معاني سورة الطارق باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation .


Betohem në qiellin dhe yllin e natës.

E, a e di ti se ç’është ylli i natës?

Ai është ylli që shpon terrin (me dritën e vet).

Për çdo njeri ka mbikëqyrës (ndaj tij)!

Le të shikojë njeriu prej çkahjes është krijuar:

është krijuar nga lëngu që kullon (hudhet),

i cili del nga kurrizi (i mashkullit) dhe krahërori,

dhe, me të vërtetë, Ai (Perëndia) është i pushtetshëm – për ta kthyer (ringjallë) atë,

në Ditën kur do të zbulohen sekretet

kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.

Betohem në qiellin, shëndrues i (plot) gjendjeve

dhe Tokën që plasaritet për të mbirë bimët, -

Kur’ani, me të vërtetë, është fjalë që ndanë të vërtetën prej të pavërtetës,

ai nuk është kurrfarë burleske (tregim i kotë)!

Me të vërtetë, at shërbehen me dinakëri (të mëdha),

e, Unë i ndëshkojë për dinakërinë, e tyre –

andaj, caktoju pak afat jobesimtarëve, lëri në qetësi ata edhe për një çast.
Icon