ترجمة سورة الإنفطار

الترجمة الألبانية
ترجمة معاني سورة الإنفطار باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية .
من تأليف: حسن ناهي .

Kur qielli të çahet
dhe yjet të derdhen;
kur detet të përzihen
dhe varret të rrotullohen,
atëherë çdokush do të mësojë për veprat që ka bërë dhe që ka lënë pa bërë.
O njeri, ç’të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar,
i Cili të krijoi ty, të dha përmasa të rregullta dhe të harmonizoi
dhe, që të ka mbrujtur në çfarëdo forme që ka dashur?!
Por jo! Ju e quani të gënjeshtërt Gjykimin (pas ringjalljes),
ndonëse mbi ju ka rojtarë (që ju vëzhgojnë),
shënues të nderuar,
që dinë gjithçka që bëni.
Vërtet, punëdrejtët do të jenë në Xhenet,
kurse fajtorët, me siguri, do të jenë në Zjarrin flakërues,
në të cilin do të digjen në Ditën e Gjykimit,
pa mundur t’i shmangen atij.
E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Dita e Gjykimit?
Edhe njëherë: Kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Dita e Gjykimit?
Ajo është Dita, kur askush nuk do të ketë fuqi për të bërë gjë për ndonjë tjetër dhe, kur pushteti do të jetë vetëm i Allahut.
Icon