ترجمة معاني سورة الحجرات باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

آية رقم 8

me mirësinë dhe dhuntinë e Perëndisë. – E, Perëndia është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.

Me të vërtetë, muslimanët janë vëllezër, andaj pajtoni vëllezërit tuaj në mes vete dhe druajuni Perëndisë, për t’u mëshiruar ju.

O ju që keni besuar! Le të mos e përqeshin një popull atë tjetrin. Ndoshta ata të përqeshurit janë më të mirë se ata, e as gratë mos të përqeshin të tjerat. Ndoshta ato (të përqeshurat) janë më të mira se ato, dhe mos e nënçmoni njëri-tjetrin dhe mos e thirrni njëri-tjetrin me llagape (të këqia)! I shëmtuar është emri i keq pas besimit! E, ata që nuk pendohen, ata, me të vërtetë, janë zullumqarë.

O ju që keni besuar! Shmanguni prej shumë dyshimeve, meqë disa dyshime janë mëkat. Mos i hulumtoni të metat (e njëri-tjetrit) dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur, e juve kjo u është e neveritshme! Druajuni Perëndisë! Me të vërtetë, Perëndia është pranues i pendimit dhe mëshirues.

O njerëz! Ne, me të vërtetë, u krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe u bëmë juve popuj dhe fise, për t’u njohur (në mes vete). Më i lavdërueshëm te Perëndia është ai që i druan më së shumti Atij. Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëdijshëm dhe asgjë nuk i është e fshehtë Atij.

Ata të përkujtojnë ty, (mirësitë), ngase kanë pranuar islamizmin. Thuaju (atyre): “Mos më përkutjoni ju për atë që keni pranuar islamizmin; përkundrazi, Perëndia ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka orientuar në besim, nëse flisni të vërtetën!
تقدم القراءة