ترجمة سورة المسد

الترجمة الألبانية
ترجمة معاني سورة المسد باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية .
من تأليف: حسن ناهي .

Iu thafshin duart Ebu Lehebit[438] dhe u thaftë në gjithçka!
____________________
[438] Ebu Leheb (Babai i flakës) ishte nofka e Abdul ‘Uzza-s, birit të Abdul Muttalibit, pra, xhaxhait të Profetit (a.s.). Kur u bë kryetar i fisit të Hashimive, pas vdekjes së Ebu Talibit, ai refuzoi ta vazhdonte mbrojtjen fisnore për Muhamedin (a.s.) dhe e la atë të ekspozuar ndaj armiqësisë së idhujtarëve.
Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera.[439]
____________________
[439] Ebu Lehebi tallej me Profetin (a.s.), duke thënë: “Nëse është e vërtetë ajo që thotë nipi im, unë kam mjaft pasuri dhe djem, sa për të paguar shpërblesën time”.
Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara,
po ashtu edhe gruaja e tij[440], që mbart drutë e zjarrit,
____________________
[440] Ajo quhej Umm Xhumejl bint Harb dhe kishte një rol kryesor në armiqësinë që burri i saj ushqente ndaj nipit të tij, Profetit (a.s.). Ajo ishte motra e Ebu Sufjanit, që në atë kohë do të udhëhiqte luftën e idhujtarëve kundër myslimanëve. Me mllefin e saj, ajo hidhte përreth shtëpisë së Muhamedit (a.s.) ferra dhe gjemba, me shpresën që ai të lëndohej gjatë kthimit në shtëpi natën.
në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme.
Icon