Përkthimi i Sures هود në الألبانية nga الترجمة الألبانية
Verse 1
Elif Lám Râ. Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë parashtruar me hollësi nga ana e Një të Urti të Gjithëdijshëm.
Verse 2
Adhuroni vetëm Allahun, sepse unë (Muhamedi) jam për ju një paralajmërues dhe sjellës i lajmit të mirë prej Tij,
Verse 3
(që ju porosis) të kërkoni falje nga Zoti juaj e të ktheheni tek Ai me pendesë. Ai do t’ju japë të shijoni kënaqësi të bukura deri në afatin e caktuar dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar. E, nëse ktheni shpinën, unë i frikësohem dënimit tuaj në Ditën e Madhe.
Verse 4
Tek Allahu do të ktheheni; Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!
Verse 5
Ah! Në të vërtetë, ata mbulojnë kraharorin e tyre, që të fshihen nga Ai. Por edhe sikur të mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çfarë fshehin ata dhe çfarë shfaqin. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm se ç’ka në zemra (të çdokujt).
Verse 6
S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë.
Verse 7
Është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, teksa Froni i Tij ndodhej mbi ujë, për t’ju vënë në provë kush është më i mirë në vepra. Nëse ti u thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes”, mohuesit, me siguri do të thonë: “Kjo nuk është asgjë tjetër, përveçse magji e kulluar!”
Verse 8
Nëse Ne ua shtyjmë dënimin për një kohë të shkurtër, ata me siguri do të thoshin: “Kush po e vonon?” Por ditën që do t’u vijë dënimi, asgjë nuk do t’ua largojë atë dhe, do t’i përfshijë ajo që ata e përqeshnin.
Verse 9
Kur Ne i japim njeriut të shijojë mëshirën Tonë e pastaj ia heqim atë, ai atëherë bëhet shpresëhumbur dhe mohues.
Verse 10
E, kur pas fatkeqësisë që e ka goditur atë, Ne i japim atij dhunti, ai me siguri do të thotë: “Gjynahet e mia janë larguar nga unë!” atëherë bëhet i gëzuar dhe mendjemadh.
Verse 11
(Nuk janë të tillë) vetëm ata që durojnë dhe bëjnë vepra të mira; për ata do të ketë falje dhe shpërblim të madh.
Verse 12
Mund të ndodhë që ti (Muhamed) të lësh mënjanë diçka nga ato që të janë shpallur ty dhe të të ngushtohet kraharori, sepse ata thonë: “Përse nuk i është dërguar ndonjë thesar?” ose, “Përse nuk vjen një engjëll me të?” Ti je vetëm paralajmërues e Allahu kujdeset për çdo gjë.
Verse 13
Nëse ata thonë: “Ai[142] e ka trilluar atë[143]!” Thuaju (o Muhamed!): “Sillni dhjetë sure të ngjashme (në bukuri dhe elokuencë) të trilluara dhe thirrni në ndihmë kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën!”
____________________
[142] D.m.th. Profeti Muhamed (a.s.). [143] D.m.th. Kuranin.
____________________
[142] D.m.th. Profeti Muhamed (a.s.). [143] D.m.th. Kuranin.
Verse 14
E, nëse nuk ju përgjigjen, atëherë ta dini se ai (Kurani), ka zbritur me dijen e Allahut dhe se s’ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. Andaj, a jeni ju (o mohues) myslimanë?
Verse 15
Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Ne do t’ua shpërblejmë krejtësisht punët e tyre dhe në të nuk do t’u lihet gjë mangët.
Verse 16
Këta janë ata për të cilët në botën tjetër nuk do të ketë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shembet çdo gjë që kanë bërë në këtë jetë dhe do t’u zhvlerësohet ajo që kanë punuar.
A janë (të barabartë me jobesimtarët), ata, që mbështeten në provë të qartë nga Zoti i tyre[144], që ndiqet nga një dëshmitar prej Tij (Kurani), para të cilit ishte Libri i Musait (dëshmitar) udhërrëfyes dhe mëshirë? Këta besojnë Kuranin. Dhe për cilindo nga grupet (sektet) që e mohojnë atë, zjarri do të jetë vend i premtuar. Andaj, ti kurrsesi mos dysho në atë; se ai, pa dyshim, është e vërteta prej Zotit tënd, ndonëse shumica e njerëzve nuk besojnë.
____________________
[144] Prova është natyra monoteiste në të cilën është krijuar çdo njeri.
____________________
[144] Prova është natyra monoteiste në të cilën është krijuar çdo njeri.
Verse 18
Kush janë më të padrejtë se ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun? Ata do të sillen para Zotit të tyre e dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët,
Verse 19
të cilët pengojnë (të tjerët) nga rruga e Allahut dhe përpiqen ta shtrembërojnë atë, ndërsa vetë nuk besojnë në botën tjetër.”
Verse 20
Nuk janë ata që kanë pushtetin në Tokë dhe nuk do të kenë ndonjë mbrojtës tjetër, në vend të Allahut. Atyre do t’u shumëfishohet dënimi, sepse as nuk dëgjonin, as shihnin.
Verse 21
Këta janë ata që dëmtuan vetveten dhe u humbën idhujt e rremë që i trillonin.
Verse 22
Vërtet, këta do të jenë më të humburit në botën tjetër.
Verse 23
Pa dyshim, ata që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe përulen para Zotit të tyre, do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të qëndrojnë përherë.
Verse 24
Dallimi midis këtyre dy grupeve shëmbëllen me dallimin midis një të verbri të shurdhër dhe një njeriu që sheh e dëgjon. A janë të njëjtë këta (kur të krahasohen)? A nuk po merrni këshillë?!
Verse 25
Shumë kohë më parë, Ne dërguam Nuhun te popullit i tij. (Ai u tha): “Unë jam për ju paralajmërues i hapët;
Verse 26
që të adhuroni vetëm Allahun. (Përndryshe), unë kam frikë për ju dënimin e një Dite të dhembshme”.
Verse 27
Por, paria e popullit të tij, e cila nuk besoi, tha: “Ne shohim se ti je thjesht njeri si ne dhe, shohim, që ty të shkojnë pas vetëm më të pavlerët nga ne, pa menduar fare. Ne nuk shohim se ti ke diçka më të mirë se ne, madje ju quajmë gënjeshtarë”.
Verse 28
Ai (Nuhu) tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse unë mbështetem në një provë të qartë që më ka ardhur nga Zoti im dhe, nëse nga ana e Tij më ka ardhur një mëshirë, e cila është fshehur nga sytë tuaj, a mund t’ju bëjmë ta pranoni me detyrim (provën), kur ju e urreni?
Verse 29
O populli im! Unë për këtë nuk kërkoj nga ju kurrfarë pasurie. Mua më shpërblen vetëm Allahu. Unë nuk mund t’i dëboj ata që besojnë. Ata do të takohen me Zotin e tyre. Mirëpo, unë shoh se fatkeqësisht, ju jeni popull, që nuk di.
Verse 30
O populli im, kush do të më mbrojë nga Allahu, nëse unë i dëboj (besimtarët)? A nuk doni të merrni këshillë?
Verse 31
Unë nuk ju them se kam thesarin e Allahut apo që e di të padukshmen. As nuk them se unë jam engjëll e as do t’u them atyre, të cilët sytë tuaj i nënçmojnë, se Allahu nuk do t’u japë kurrfarë të mire. Allahu e di më mirë se ç’ka në shpirtrat e tyre. Atëherë, sigurisht që do të isha prej të padrejtëve.”
Verse 32
Ata thanë: “O Nuh, ti na kundërshtove ne, madje e zgjate kundërshtimin. Le të na godasë ajo me çfarë na kërcënon, nëse thua të vërtetën!”
Verse 33
Tha (Nuhu): “Vetëm Allahu do t’jua sjellë atë, nëse dëshiron; e ju Atij nuk mund t’i ikni.
Verse 34
Këshilla ime nuk do t’ju bëjë dobi edhe sikur të doja t’ju këshilloja, nëse vullneti i Allahut është që t’ju shkatërrojë. Ai është Zoti juaj dhe ju tek Ai do të ktheheni”.
Verse 35
Nëse ata thonë: “Ai[145] e ka trilluar atë[146]”. Thuaj: “E nëse unë e kam trilluar, gjynahu im bie mbi mua e unë jam larg nga gjynahet që bëni ju”.
____________________
[145] D.m.th. Profeti Muhamed (a.s.). [146] D.m.th. Kuranin.
____________________
[145] D.m.th. Profeti Muhamed (a.s.). [146] D.m.th. Kuranin.
Verse 36
Dhe Nuhut iu shpall: “Nga populli yt askush nuk do të besojë, përveç atyre që tashmë kanë besuar, andaj mos u pikëllo për atë që bëjnë ata!
Verse 37
Ndërto anijen nën Sytë (mbikëqyrjen) dhe udhëzimin Tonë dhe mos m’u drejto më për ata që janë keqbërës! Ata, me siguri, do të fundosen”.
Verse 38
Ai nisi të ndërtonte anijen. Sa herë që kalonte pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshte. Ai u tha: “Nëse ju talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu si po talleni ju
Verse 39
dhe, së shpejti, me siguri, do ta merrni vesh, kë do ta gjejë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të bjerë dënimi i përhershëm”.
Verse 40
Kur arriti urdhri Ynë e uji nisi të gufojë nga sipërfaqja e tokës, Ne i thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një çift, familjen tënde - përveç atyre kundër të cilëve ka qenë fjala e dënimit - dhe besimtarët!” Por shumë të paktë ishin ata që i kishin besuar atij!
Verse 41
Ai tha: “Hipni në anije! Me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet! Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirëplotë”.
Verse 42
Dhe ajo lundronte me ata nëpër valët e mëdha e të larta sa malet, ndërsa Nuhu thërriste birin e vet, i cili ishte ndarë veç: “O biri im, hip me ne e mos u bëj me mohuesit!”
Verse 43
(I biri) tha: “Unë do të strehohem në një mal i cili do të më ruajë nga uji”. Nuhu iu përgjigj: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Allahut, përveç atij që e mëshiron Ai!” Një valë në mes tyre i ndau dhe ai u fundos.
Verse 44
Më pas, një zë thirri: “O Tokë, gëlltit ujin tënd dhe ti, o qiell, ndaloje (shiun)!” Dhe uji u tërhoq e u plotësua urdhri (i Allahut). Ndërsa anija u ndal në malin al Xhudij dhe u tha: “Larguar qofshin keqbërësit (nga mëshira e Allahut)!”
Verse 45
Pastaj Nuhu iu lut Zotit dhe i tha: “O Zoti im, biri im është nga familja ime, premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i drejtë!”
Verse 46
(Allahu) tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, ai ka bërë punë të keqe. Mos më pyet për atë që ti nuk e di. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga të paditurit”.
Verse 47
(Nuhu) tha: “O Zoti im, mbështetem tek Ti për Të të mos kërkuar gjëra, për të cilat nuk kam dijeni. Nëse Ti nuk më fal dhe nuk më mëshiron, do të jem nga të humburit”.
Verse 48
Atëherë iu tha: “O Nuh, zbrit me përshëndetje prej Nesh dhe me bekime për ty dhe pasardhësit e atyre që gjenden me ty. Disa popujve (pas teje), Ne do t’u japim kënaqësi e pastaj do t’i godasë nga Ne dënimi i dhembshëm!”
Verse 49
Këto janë (disa) nga lajmet e fshehta që Ne t’i shpallim ty. Këto nuk i ke ditur as ti, as populli yt para kësaj (shpalljes së Kuranit). Andaj, duro! Se, vërtet, në fund, fitorja është e besimtarëve.
Verse 50
Fisit Ad (Ne i dërguam) vëllanë e tyre Hudin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij; ju jeni vetëm trillues.
Verse 51
O populli im! Unë nuk kërkoj nga ju shpërblim për këtë. Mua më shpërblen vetëm Ai që më ka krijuar! A nuk kuptoni?!
Verse 52
O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar, se Ai do t’ju sjellë shi të begatshëm dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Mos u shmangni prej Atij duke qenë keqbërës!”
Verse 53
Ata thanë: “O Hud! Ti nuk na ke sjellë kurrfarë prove të dukshme për fjalët e tua, ne nuk do t’i braktisim zotat tanë dhe nuk të besojmë ty!
Verse 54
Ne themi vetëm se ty të ka goditur ndonjë e keqe nga zotat tanë”. Ai tha: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju, se unë jam larg nga idhujt që ju i adhuroni
Verse 55
në vend të Tij. Të gjithë ju bëni komplot kundër meje dhe mos më jepni afat aspak!
Verse 56
Unë mbështetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj. S’ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën pushtetin e Tij. Me të vërtetë, Zoti im, është në rrugë të drejtë.
Verse 57
E, nëse ju shmangeni, unë tashmë jua kam përcjellë atë (mesazhin), për të cilin jam dërguar te ju. Zoti im, në vendin tuaj do të sjellë një popull tjetër, kurse ju nuk mund t’i bëni kurrfarë dëmi Atij. Vërtet, Zoti im është Mbikëqyrës mbi çdo gjë”.
Verse 58
Kur erdhi urdhri Ynë, me mëshirën Tonë, Ne e shpëtuam Hudin bashkë me besimtarët e tij. I shpëtuam ata nga dënimi i rëndë.
Verse 59
Ja, ky ishte fisi Ad. Ai i mohonte shenjat e Zotit të tij, nuk i dëgjonte të dërguarit e Tij dhe shkonte pas urdhrit të çdo keqbërësi kokëfortë.
Verse 60
Ata i ndoqi mallkimi në këtë jetë dhe në Ditën e Kiametit. Me të vërtetë, fisi Ad e mohoi Zotin e tij. Qoftë larguar (nga mëshira e Allahut) fisi Ad, populli i Hudit!
Verse 61
Fisit Themud (Ne i dërguam) vëllanë e tij, Salihun. “O populli im”, - u tha ai - “adhuroni vetëm Allahun. Ju s’keni zot tjetër përveç Atij! Ai ju krijoi nga toka dhe ju vuri të jetoni në të; andaj, kërkoni falje nga Ai dhe kthehuni me pendim tek Ai! Pa dyshim, Zoti im është afër dhe u përgjigjet (lutjeve).”
Verse 62
Ata thanë: “O Salih! Ti ke qenë i nderuar mes nesh dhe shpresa jonë para kësaj (fjale). A mos vallë po na ndalon të adhurojmë ato që i kanë adhuruar prindërit tanë? Vërtet, ne jemi në mëdyshje për thirrjen tënde”.
Verse 63
Ai tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse Zoti im më ka dhënë provë të qartë nga Vetja dhe mëshirë, kush do të më mbrojë nga dënimi i Allahut, nëse nuk e dëgjoj?! Ju (me këtë) mua do të më shtonit vetëm humbjen.
Verse 64
O populli im! Kjo është deveja e Allahut,[147] shenjë e qartë për ju, prandaj lëreni të kullosë në tokën e Allahut dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju godet ndëshkimi menjëherë”.
____________________
[147] “Kjo është deveja e Allahut”: Sipas disa komentuesve të Kuranit, kjo deve doli nga shkëmbi. Ajo ishte një kafshë e mrekullueshme, që Allahu ua paraqiti themudasve si provë për Profecinë e Salihut. Në mënyrë që edhe kafsha të pinte, u vendos që burimi i vetëm i ujit për atë popull, të shfrytëzohej me radhë: një herë deveja, një herë njerëzit. Kjo nxiti mërinë e jobesimtarëve, të cilët vendosën ta vrisnin atë.
____________________
[147] “Kjo është deveja e Allahut”: Sipas disa komentuesve të Kuranit, kjo deve doli nga shkëmbi. Ajo ishte një kafshë e mrekullueshme, që Allahu ua paraqiti themudasve si provë për Profecinë e Salihut. Në mënyrë që edhe kafsha të pinte, u vendos që burimi i vetëm i ujit për atë popull, të shfrytëzohej me radhë: një herë deveja, një herë njerëzit. Kjo nxiti mërinë e jobesimtarëve, të cilët vendosën ta vrisnin atë.
Verse 65
Por ata e therën dhe ai tha: “Jetoni në shtëpitë tuaja edhe tri ditë! Ky është premtimi i vërtetë”.
Verse 66
E, kur erdhi urdhri Ynë, Ne - me mëshirën Tonë, e shpëtuam Salihun bashkë me besimtarët e tij nga poshtërimi i asaj dite. Me të vërtetë, Zoti yt është i Forti dhe i Plotfuqishmi.
Verse 67
Kurse ata që bënë të këqija, i kaploi një zë i tmerrshëm dhe në shtëpitë e tyre u gdhinë të vdekur e të palëvizshëm,
Verse 68
sikur nuk kishin jetuar kurrë në to. Me të vërtetë, fisi Themud mohoi Zotin e tij. Qoftë larguar (nga mëshira e Zotit) fisi Themud!
Verse 69
Të dërguarit Tanë, i sollën Ibrahimit lajmin e mirë dhe i thanë: “Paqe mbi ty!” Ai u përgjigj: “Paqja qoftë mbi ju!” Dhe me të shpejtë u solli atyre një viç të pjekur.
Verse 70
Kur pa se ata nuk po i zgjasnin duart tek mishi, nuk i pëlqeu dhe ndjeu frikë prej atyre. (Engjëjt) thanë: “Mos u frikëso, Ne jemi dërguar te populli i Lutit”.
Verse 71
Gruaja e tij, që rrinte aty, qeshi kur Ne i dhamë lajmin e mirë për Is’hakun e pas Is’hakut - për Jakubin.
Verse 72
Ajo tha: “Ah! E mjera unë! A mos vallë, kështu plakë do të lind unë, ndërkohë që edhe burri im është plak! Me të vërtetë, kjo është diçka e jashtëzakonshme!”
Verse 73
Ata (engjëjt), thanë: “A mos vallë, po çuditesh me urdhrin e Allahut? Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi ju - familjen e të Dërguarit. Me të vërtetë, Ai është i Falënderuar dhe i Lavdëruar!”
Verse 74
Pasi i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi lajmi i gëzuar, ai polemizoi me të dërguarit Tanë për popullin e Lutit.
Verse 75
ﭼﭽﭾﭿﮀ
ﮁ
Vërtet, Ibrahimi ishte i butë, i dhembshur e vazhdimisht i kthyer (tek Allahu).
Verse 76
“O Ibrahim, shmangu prej kësaj! Me të vërtetë, erdhi urdhri nga Zoti yt dhe ata do t’i gjejë dënimi i pashmangshëm.”
Verse 77
Kur i erdhën të dërguarit Tanë Lutit, Ai u hidhërua, ndjeu një shtrëngim në shpirtin e tij dhe tha: “Kjo është ditë e rëndë!”
Verse 78
Populli i tij, që më parë pat punuar vepra të këqija, u vërsul drejt atij. (Luti) tha: “O populli im, këto janë bijat e mia. Ato për ju janë më të pastra, e frikësojuni Allahut dhe mos më turpëroni para mysafirëve të mi. A nuk ka midis jush një njeri me mend?”
Verse 79
Ata thanë: “Ti e di se ne nuk kemi të drejtë për bijat e tua. Në të vërtetë, ti e di se ç’duam ne”.
Verse 80
Ai tha: “Sikur unë të kisha fuqi (që t’ju dëboj) ose të mbështetesha në ndonjë krah të fuqishëm!”
Verse 81
Thanë (mysafirët): “O Lut! Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd. Ata nuk mund të të bëjnë ty asgjë e pra, nisu ti me familjen tënde në orët e vona të natës dhe askush prej jush të mos këqyrë prapa, përveç gruas sate. Atë do ta godasë ajo që do t’i gjejë edhe ata. Afati i tyre është agimi i ditës. Vallë, a nuk është afër agimi i ditës?!”
Verse 82
Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e përmbysëm çdo gjë, - ato që ishin lart, i kthyem poshtë dhe mbi ata lëshuam gurë nga balta e pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu.
Verse 83
(Ata ishin gurë) të shënuar (për dënim) te Zoti yt. Dënimi nuk është larg nga keqbërësit.
Verse 84
Popullit të Medjenit Ne i dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju s’keni tjetër zot përveç Tij. Mos bëni hile as gjatë matjes, as në kandar. Unë po shoh se ju gjendeni në begati dhe kam frikë se do t’ju godasë dënimi i një dite, që ju përfshin të gjithëve.
Verse 85
O populli im, matni drejt në litër dhe kandar, mos ua hani njerëzve hakun e tyre dhe mos bëni ngatërresa në Tokë!
Verse 86
Ajo që ju është lënë nga Allahu, është më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë; e unë nuk jam ruajtësi juaj”.
Verse 87
Ata thanë: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që ne t’i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë ose që të mos bëjmë me pasurinë tonë çfarë të duam? Qenke njëmend i butë dhe i drejtë ti!”
Verse 88
Ai tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse unë kam provë të qartë nga Zoti im, i Cili më ka furnizuar me begati të mira nga ana e Vet, a të mos ju udhëzoj në rrugën e drejtë?! Unë nuk dëshiroj të bëj atë, që jua ndaloj juve. Unë dëshiroj vetëm të përmirësoj atë që mundem. Ndërsa suksesi im varet vetëm nga Allahu. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem.
Verse 89
O populli im, kundërshtimi ndaj meje le të mos ju çojë kurrsesi që t’ju ndodhë ajo, që i ndodhi popullit të Nuhut ose popullit të Hudit apo popullit të Salihut; mos harroni se edhe populli i Lutit nuk është larg prej jush.
Verse 90
Kërkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni me pendim tek Ai. Me të vërtetë, Zoti im është Mëshirëplotë dhe gjithë dashuri.”
Verse 91
Ata thanë: “O Shuajb, ne nuk kuptojmë shumë nga ato, që na thua ti dhe të konsiderojmë të dobët midis nesh. Sikur të mos ishte farefisi yt, do të të kishim mbytur me gurë; ti nuk je i respektuar te ne.”
Verse 92
Ai tha: “O populli im, a mos vallë farefisi im për ju është më i respektuar se Allahu, të cilin po e anashkaloni? Me të vërtetë, Zoti im, ka nën kontroll gjithçka që bëni ju.
Verse 93
O populli im, bëni sa të mundni, por edhe unë do të bëj. Ju, shpejt do ta mësoni se kë do ta gjejë dënimi që do ta poshtërojë dhe kush është gënjeshtar. Pritni (fundin), se edhe unë do të pres me ju”.
Verse 94
Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e shpëtuam me mëshirën Tonë Shuajbin dhe ata që i besuan atij, kurse mohuesit i kaploi një zë i tmerrshëm dhe në shtëpitë e tyre u gdhinë të vdekur e të palëvizshëm,
Verse 95
thuajse nuk kishin jetuar kurrë aty. Qoftë larguar (nga mëshira e Zotit) populli i Medjenit, ashtu siç qe larguar edhe fisi Themud!
Verse 96
ﯰﯱﯲﯳﯴﯵ
ﯶ
Ne e dërguam Musain me mrekullitë Tona dhe me autoritetin e qartë
Verse 97
te Faraoni dhe paria e tij, por paria shkoi pas urdhrit të Faraonit, ndonëse urdhri i Faraonit nuk ishte i drejtë.
Verse 98
Ai do ta udhëheqë popullin e tij në Ditën e Kiametit e do ta çojë në zjarr. Eh, sa vend i shëmtuar është ai, ku do të sillen ata!
Verse 99
Ata i përcjell mallkimi në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Eh sa “dhuratë” e shëmtuar është ajo që do t’u jepet!
Verse 100
Këto janë disa prej historive të qyteteve që po t’i tregojmë ty (o Muhamed). Disa prej atyre ende qëndrojnë, kurse disa janë rrënuar.
Verse 101
Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. Hyjnitë, që ata i adhuronin në vend të Allahut, nuk i ndihmuan aspak, kur erdhi urdhri i Zotit tënd dhe nuk iu shtuan atyre kurrgjë tjetër, përveç humbjes.
Verse 102
I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.
Verse 103
Pa dyshim, në këto (ngjarje) ka këshillë për atë që i druhet dënimit të Ditës së Gjykimit. Ajo është Dita në të cilën do të tubohen të gjithë njerëzit; ajo është Ditë e dëshmuar.
Verse 104
ﮭﮮﮯﮰﮱ
ﯓ
Ne e shtyjmë atë vetëm që të plotësohet afati i caktuar.
Verse 105
Kur të vijë ajo ditë, njeriu mund të flasë vetëm me lejen e Tij. Disa prej tyre do të jenë të mjerë e disa fatlumë.
Verse 106
Ata që do të jenë të mjerë, do të hyjnë në zjarr, ku do t’i presin veç ofshamat e vajtimet.
Verse 107
Aty do të mbeten përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Me të vërtetë, Zoti yt kryen atë që do.
Verse 108
Kurse fatlumët, do të hyjnë në Xhenet, ku do të qëndrojnë përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Kjo është dhuratë e pandërprerë.
Verse 109
Prandaj, mos u bëj dyshues për atë që këta adhurojnë. Ata adhurojnë vetëm atë që kanë adhuruar dikur të parët e tyre. Dhe Ne do t’ua japim atë që kanë merituar, duke mos ua pakësuar aspak.
Verse 110
Vërtet, Ne i dhamë Musait Librin, por rreth tij pati kundërshti. Sikur të mos ishte parathënë Fjala e Zotit tënd (për shtyrjen e gjykimit), me siguri që (çështja) do të gjykohej midis tyre (menjëherë). Në fakt, (edhe tani) ata janë në një mëdyshje tepër të madhe në lidhje me të.
Verse 111
Në të vërtetë, çdonjërit prej tyre Zoti yt do t’ia plotësojë shpagimin për veprat e veta. Se Ai, me siguri, e di mirë atë që punojnë ata.
Verse 112
Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty, e mos i kaloni kufijtë, se Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që punoni ju.
Verse 113
Dhe mos anoni nga ata që bëjnë të këqija, përndryshe do t’ju përcëllojë Zjarri. Ju nuk do të keni mbrojtës tjetër përveç Allahut dhe nuk do të ndihmoheni.
Verse 114
Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.
Verse 115
Dhe duro! Se Allahu, me të vërtetë, nuk e humb shpërblimin për punëmirët.
Verse 116
A ka pasur njerëz të mençur te popujt para jush, të cilët të pengonin ngatërresat në Tokë, përveç disave prej tyre që i shpëtuam Ne?! Ata që bënin të këqija, jepeshin pas kënaqësive dhe ishin gjynahqarë.
Verse 117
Zoti yt kurrë nuk do t’i shkatërronte qytetet padrejtësisht, nëse banorët e tyre do të ishin të ndershëm.
Verse 118
Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme, por ata vazhdojnë të jenë të përçarë,
Verse 119
përveç atyre, që i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë qëllim Ai i krijoi ata. Do të plotësohet Fjala e Zotit tënd: “Me të vërtetë që do ta mbush Xhehenemin me xhinde dhe njerëz bashkërisht!”
Verse 120
Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën. Në këtë sure të ka ardhur ty e vërteta. Ajo është këshillë dhe kujtesë për besimtarët.
Verse 121
Dhe thuaju atyre që nuk besojnë: “Ju bëni çfarë të mundni, edhe ne do të bëjmë çfarë të mundim,
Verse 122
ﮌﮍﮎ
ﮏ
dhe pritni, nëse do të prisni, se dhe ne do të presim!”
Verse 123
Allahu i di të fshehtat e qiejve dhe të Tokës dhe çdo gjë kthehet tek Ai. Lutju Atij dhe mbështetu tek Ai! Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju.
تقدم القراءة