Përkthimi i Sures الغاشية në الألبانية nga الترجمة الألبانية
Verse 1
ﭽﭾﭿﮀ
ﮁ
A ke dëgjuar për Ngjarjen Gjithëpërfshirëse (Kiametin)?
Verse 2
ﮂﮃﮄ
ﮅ
Atë Ditë do të poshtërohen fytyra njerëzish,
Verse 3
ﮆﮇ
ﮈ
që kanë punuar e janë rraskapitur (duke bërë të këqija në këtë botë).
Verse 4
ﮉﮊﮋ
ﮌ
Ata do të digjen në zjarr të nxehtë
Verse 5
ﮍﮎﮏﮐ
ﮑ
e do të pinë nga burime të valuara.
Verse 6
ﮒﮓﮔﮕﮖﮗ
ﮘ
Për ata nuk do të ketë tjetër ushqim, përveç ferrave helmuese,
Verse 7
ﮙﮚﮛﮜﮝﮞ
ﮟ
të cilat as nuk do t’i mbajnë, as nuk do t’ua shuajnë urinë.
Verse 8
ﮠﮡﮢ
ﮣ
Atë Ditë, fytyrat e disave do të jenë të gëzuara,
Verse 9
ﮤﮥ
ﮦ
të kënaqura për punët e bëra.
Verse 10
ﮧﮨﮩ
ﮪ
Ata do të jenë në kopshtin e lartë,
Verse 11
ﮫﮬﮭﮮ
ﮯ
në të cilin nuk do të dëgjojnë fjalë boshe.
Verse 12
ﮰﮱﯓ
ﯔ
Atje ka një burim rrjedhës uji
Verse 13
ﯕﯖﯗ
ﯘ
dhe divane të ngritura,
Verse 14
ﯙﯚ
ﯛ
ka kupa të vëna (për t’u mbajtur në dorë)
Verse 15
ﯜﯝ
ﯞ
dhe jastëkë të renditur,
Verse 16
ﯟﯠ
ﯡ
si dhe shumë qilima të shtruar.
Verse 17
ﯢﯣﯤﯥﯦﯧ
ﯨ
Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?!
Verse 18
ﯩﯪﯫﯬ
ﯭ
Po qiellin, se si është ngritur?!
Verse 19
ﯮﯯﯰﯱ
ﯲ
Po malet, se si janë vënë të patundur?!
Verse 20
ﯳﯴﯵﯶ
ﯷ
Po Tokën, se si është shtrirë?!
Verse 21
ﯸﯹﯺﯻ
ﯼ
Prandaj këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues
Verse 22
ﯽﯾﯿ
ﰀ
dhe nuk je ngarkuar t’i detyrosh ata me forcë!
Verse 23
ﭑﭒﭓﭔ
ﭕ
Sa për ata që shmangen dhe nuk besojnë,
Verse 24
ﭖﭗﭘﭙ
ﭚ
Allahu do t’i ndëshkojë me dënimin më të madh.
Verse 25
ﭛﭜﭝ
ﭞ
Pa dyshim, ata do të kthehen të gjithë tek Ne
Verse 26
ﭟﭠﭡﭢ
ﭣ
dhe patjetër që do të japin llogari para Nesh!
تقدم القراءة