سورة الجاثية

الترجمة الألبانية

Përkthimi i Sures الجاثية në الألبانية nga الترجمة الألبانية

الترجمة الألبانية

الناشر

المعهد الالباني للفكر الإسلامي والحضارة الإسلامية

Këto janë shpalljet e Allahut, të cilat Ne t’i tregojmë ty me tërë të vërtetën. Atëherë, në çfarë fjalësh të tjera do të besojnë ata, nëse mohojnë Allahun dhe shenjat e Tij?!
Ky (Kuran) është udhërrëfyes në rrugën e drejtë. Ata që nuk besojnë shpalljet e Zotit të tyre, do të vuajnë një mundim të madh, të dhembshëm.
Thuaju besimtarëve, që t’i falin ata që nuk shpresojnë në ditët e Allahut[309], kështu që Ai të shpërblejë çdo popull sipas veprave të veta.
____________________
[309] D.m.th. shpërblimin e Allahut.
Ky Kuran është tregues i qartë, udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që kanë besim të patundur.
Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën me qëllim të plotë, në mënyrë që çdo njeri të jetë i shpërblyer për atë që ka punuar. E, askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.
Për sa u përket atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata do t’i pranojë Zoti i tyre në mëshirën e Vet[310]. Kjo është fitorja e lavdishme!
____________________
[310] D.m.th. në Xhenet.
Pastaj do t’u thuhet: “Ne sot po ju braktisim në harresë, ashtu siç e keni harruar ju takimin e kësaj dite. Vendqëndrimi juaj është Zjarri dhe për ju nuk ka kurrfarë ndihmësi.
تقدم القراءة