Përkthimi i Sures الأعلى në الألبانية nga الترجمة الألبانية
Verse 1
ﮟﮠﮡﮢ
ﮣ
Lavdëro emrin e Zotit tënd, më të Lartit,
Verse 2
ﮤﮥﮦ
ﮧ
që ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjesëtuar drejt;
Verse 3
ﮨﮩﮪ
ﮫ
që ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën;
Verse 4
ﮬﮭﮮ
ﮯ
që bën të rriten kullotat
Verse 5
ﮰﮱﯓ
ﯔ
dhe pastaj të shndërrohen, të thahen e të vyshken.
Verse 6
ﯕﯖﯗ
ﯘ
Ne do të të bëjmë ty (Muhamed) të lexosh (Shpalljet Tona), kështu që nuk ke për të harruar,
Verse 7
përveç asaj që do Allahu. Vërtet, Ai e di të dukshmen dhe çka është e fshehtë.
Verse 8
ﯤﯥ
ﯦ
Do të ta lehtësojmë ty rrugën e drejtë,
Verse 9
ﯧﯨﯩﯪ
ﯫ
prandaj këshillo, nëse këshilla do të jetë e dobishme!
Verse 10
ﯬﯭﯮ
ﯯ
Asaj do t’ia vërë veshin ai që (i) frikësohet (Allahut),
Verse 11
ﭑﭒ
ﭓ
e do t’i shmanget vetëm më i keqi,
Verse 12
ﭔﭕﭖﭗ
ﭘ
i cili do të digjet në zjarrin e madh,
Verse 13
ﭙﭚﭛﭜﭝﭞ
ﭟ
ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
Verse 14
ﭠﭡﭢﭣ
ﭤ
I shpëtuar është ai që pastrohet,
Verse 15
ﭥﭦﭧﭨ
ﭩ
që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!
Verse 16
ﭪﭫﭬﭭ
ﭮ
Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote,
Verse 17
ﭯﭰﭱ
ﭲ
ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e amshuar.
Verse 18
ﭳﭴﭵﭶﭷ
ﭸ
Kjo, me të vërtetë, ndodhet në Fletët e lashta,
Verse 19
ﭹﭺﭻ
ﭼ
në Fletët e Ibrahimit dhe Musait.
تقدم القراءة