سورة طه

الترجمة الألبانية

Përkthimi i Sures طه në الألبانية nga الترجمة الألبانية

الترجمة الألبانية

الناشر

المعهد الالباني للفكر الإسلامي والحضارة الإسلامية

Verse 3
por që të jetë kujtesë për atë që ka frikë (nga Allahu).
Verse 5
I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).
Edhe nëse ti flet me zë të lartë, (është e kotë, sepse) Ai, me të vërtetë, i di sekretet edhe më të fshehta.
Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka zot tjetër përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua!
Prandaj, mos e lër atë që nuk beson në të (Ditën e Kiametit) dhe që jepet pas epsheve të veta të të nxjerrë (nga rruga e drejtë), përndryshe do të humbisje.
Verse 17
Ç’është ajo që mban në dorën e djathtë o Musa?”
Ai e hodhi atë dhe, menjëherë, (shkopi) u bë gjarpër që zvarritej.
Verse 23
për të të treguar ty të tjera mrekulli Tonat edhe më të mëdha!
Shko te Faraoni! Ai, me të vërtetë, i ka shkelur të gjithë kufijtë”.
Verse 28
që ata të kuptojnë fjalën time!
Verse 34
e të të përmendim Ty vazhdimisht!
Kur shkoi motra jote e tha: “A doni t’ju tregoj dikë që do të kujdeset për atë?”, Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej më. Pastaj ti vrave një njeri, por Ne të shpëtuam nga brenga dhe të vumë në sprova të shumta. Ti qëndrove me vite të tëra midis banorëve të Medjenit, pastaj erdhe sipas porosisë së caktuar, o Musa!
Verse 41
Unë të kam zgjedhur ty për Vete.
Shkoni te Faraoni! Ai, me të vërtetë, i ka shkelur të gjithë kufijtë!
Flitini atij fjalë të buta, se ndoshta kujtohet[194] a frikësohet!”
____________________
[194] “ndoshta kujtohet”: pra, ndoshta i kujtohet monoteizmi që kishte predikuar Jusufi (a.s.) në Egjipt, shumë kohë para Musait (a.s.).
Vërtet, neve na është shpallur se dënimi do të godasë këdo, që (i) mohon (shenjat e Allahut) dhe (i) kthen shpinën (të dërguarve të Tij)”.
Ne ia treguam atij (Faraonit) të gjitha shenjat Tona, por ai i mohoi, nuk pranoi (të besonte)
(Musai) tha: “Takimi me ju është në ditën e kremtes[195] dhe njerëzia le të tubohen paradite”.
____________________
[195] Sipas transmetimeve, bëhet fjalë për një festë të përvitshme të lumit Nil.
Ata diskutuan me njëri-tjetrin për punën e tyre, duke pëshpëritur fshehurazi.
Njëri prej tyre tha: “Në të vërtetë, këta (Musai dhe Haruni), janë dy magjistarë, që duan t’ju shporrin nga toka juaj me magjitë e tyre dhe të shkatërrojnë fenë tuaj tejet të mirë.
Hidhe atë që mban në dorën e djathtë: do të gëlltisë gjithçka që kanë bërë ata, sepse ajo që kanë bërë ata, është vetëm një mashtrim i magjistarëve; e, magjistari nuk do të ketë sukses kudo që të gjendet”.
(Faraoni) tha: “Çfarë?! Ju e besuat atë, para se t’ju jap leje unë?! Në të vërtetë, ai është mjeshtri juaj, që ju ka mësuar magjitë. Unë do t’jua këpus duart dhe këmbët tuaja të këmbyera dhe do t’ju var në trungjet e hurmave. Ju do ta merrni vesh, me siguri, se cili prej nesh është më i ashpër dhe më ngulmues në ndëshkim.”
në kopshtet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata do të qëndrojnë aty përjetësisht. Ky është shpërblimi për atë që është i dëlirë (nga mosbesimi).”
Faraoni i solli humbje popullit të vet dhe nuk e çoi në rrugë të drejtë.
Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.
(Musai) tha: “Ja, ata shkojnë pas gjurmëve të mia e unë nxitova te Ti, o Zoti im, për të fituar kënaqësinë Tënde”.
(Allahu) tha: “Ne e vumë në provë popullin tënd gjatë mungesës tënde, e Samiriu[196] i nxori ata nga rruga e drejtë”.
____________________
[196] Komentuesit e Kuranit kanë mendime të ndryshme rreth personit të Samiriut. Emri i tij duket se tregon origjinë gjeografike. Sipas Ibn Abbasit, Samiriu ishte nga një popull që ushtronte kultin e adhurimit të lopës. Ky fakt dhe emri i tij përkojnë me krahinën e Samarisë, në Palestinën Qendrore, ku, në vijim, jetuan njerëz që kishin një kult të përzier judeo-asirian, duke adhuruar Jehovain (emri që hebrenjtë i japin Zotit), të përfaqësuar në një viç.
Ata u përgjigjën: “Ne nuk e kemi thyer premtimin që të patëm dhënë me vullnetin tonë, por qemë të ngarkuar rëndë me stolitë e popullit (të Faraonit), andaj i hodhëm ato (në zjarr për t’u lehtësuar). Po kështu i hodhi edhe Samiriu,
dhe nga këto ai bëri një trup viçi që pëlliste. Atëherë tha: “Ky është zoti juaj dhe zoti Musait. Ai (Musai) ka harruar (t’ju tregojë për të)!”
(Samiriu) u përgjigj: “Unë pashë atë, që ata nuk e panë. Mora një grusht nga gjurmët e të Dërguarit dhe atë e hodha mbi viçin dhe kështu më nxiti vetja (e keqja) ime”.[197]
____________________
[197] Shumica e komentuesve të Kuranit, bazuar në një transmetim nga Ali Ibn Ebi Talibi (r.a.), thonë se Samiriu kishte parë Xhebrailin (a.s.) mbi një kalë teksa zbriti për të marrë Musain dhe u ngjit në qiell bashkë me të. Kështu, Samiriu mori një grusht dhé nga gjurma e kalit të Xhebrailit dhe ia hodhi viçit prej floriri, i cili mori jetë.
(Musai) tha: “Atëherë ik! Tërë jetën do të të duhet të thuash: ‘Mos më prekni’.[198] Por të është caktuar një premtim, i cili doemos do të zbatohet. Shikoje zotin tënd që ti e ke adhuruar vazhdimisht: Ne do ta djegim e pastaj do ta hedhim në det hirin e tij.
____________________
[198] Musai e mallkoi Samiriun që të mos e prekte askush dhe që të përfundonte në Xhehenem. Thuhet se më pas Samiriut i ra një sëmundje e rëndë në lëkurë dhe nuk mund të duronte as prekjen më të vogël.
duke i pëshpëritur njëri-tjetrit: “Ju keni qëndruar (në dynja) vetëm dhjetë ditë.”
Ne e dimë më mirë se ç’do të thonë ata (në Ditën e Kiametit), kur më i mençuri prej tyre do të thotë: “Ju keni qëndruar vetëm një ditë.”
Kur të të pyesin ty (o Muhamed) për malet, thuaj: “Ato do t’i bëjë hi e pluhur Zoti im,
Verse 106
ndërsa toka do të bëhet fushë e shkretë,
Atë ditë, ata do të shkojnë pas thirrësit,[199] pa iu shmangur dot atij dhe do t’i ulin zërat para të Gjithëmëshirshmit. Ti nuk do të dëgjosh tjetër, veç pëshpëritjes.
____________________
[199] Engjëllit Israfil që i fryn bririt të ringjalljes.
Atë ditë nuk do të bëjë dobi ndërmjetësimi i askujt, përveç ndërmjetësimit të atij, që i jep leje i Gjithëmëshirshmi dhe që i është pranuar fjala.
Fytyrat do t’i përulen të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të çdo gjëje dhe, sigurisht, do të humbë ai që do të mbartë padrejtësi.
I Lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i Vërtetë! Mos nxito për ta lexuar Kuranin para se të përfundojë shpallja e tij dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma dijeninë!”[200]
____________________
[200] Zoti ka urdhëruar kërkimin dhe përvetësimin e diturisë, sepse dituria është një det i pafund. Ai na ka këshilluar për ta marrë diturinë në baza të shëndosha dhe na ka dërguar profetë, për të na dhënë dituri të saktë e të qartë. Po ashtu, Ai na ka këshilluar që të mos flasim pa argumente dhe pa baza të shëndosha. Andaj, dituria me hamendje nuk mund të pranohet (përkthyesi).
Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, të gjithë u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk pranoi.
Pastaj thamë: “O Adem, me të vërtetë që ky është armiku yt dhe i gruas sate, prandaj mos e lini t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xheneti, se pastaj do të vuani në mjerim!
Kështu, ata të dy, (Ademi dhe Havaja), hëngrën nga ajo pemë e u ndërgjegjësuan për lakuriqësinë e tyre, prandaj nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit. Ademi nuk e zbatoi urdhrin e Zotit të vet, kështu që devijoi (nga rruga e drejtë).
(Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar.
Kështu e ndëshkojmë Ne atë që e tepron (me gjynahe) dhe nuk beson shenjat e Zotit të tij; e dënimi në jetën tjetër, në të vërtetë, është më i ashpër dhe më i qëndrueshëm.
Sikur të mos ishte një fjalë e mëparshme nga Zoti yt dhe një afat tashmë i caktuar, dënimi i tyre do të ishte shpejtuar.
Prandaj duroje (o Muhamed) atë që thonë ata dhe lavdëroje me falënderim Zotin tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij! Lavdëroje Atë edhe në orët e natës, edhe në skajet e ditës, që të mund të kënaqesh.[201]
____________________
[201] Ky varg thekson pesë namazet e përditshme: namazi i sabahut para lindjes së diellit, namazi i drekës në mesditë, namazi i ikindisë gjatë orëve të pasdites (para perëndimit të diellit), namazi i akshamit pas perëndimit të diellit dhe namazi i jacisë në orët e natës.
Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut.
Sikur Ne t’i kishim shkatërruar ata para kësaj, ata, me siguri, do të thoshin: “O Zoti ynë! Sikur të na kishe sjellë një të Dërguar, vërtet që do të kishim ndjekur shpalljet Tuaja, para se të poshtëroheshim dhe turpëroheshim!”
Thuaju (o Muhamed): “Të gjithë presin, andaj prisni edhe ju, dhe do ta kuptoni se kush janë ithtarët e rrugës së drejtë dhe kush është i udhëzuar drejt.”
تقدم القراءة