سورة محمد

الترجمة الألبانية

Përkthimi i Sures محمد në الألبانية nga الترجمة الألبانية

الترجمة الألبانية

الناشر

المعهد الالباني للفكر الإسلامي والحضارة الإسلامية

Ndërsa atyre që besojnë, kryejnë vepra të mira dhe besojnë në atë që i është shpallur Muhamedit - dhe e cila është e Vërteta prej Zotit të tyre, - Ai do t’ua fshijë gjynahet dhe do t’ua përmirësojë gjendjen.
Kur të ballafaqoheni në luftë me mohuesit, goditini në qafë, derisa t’i rraskapitni e t’i shkatërroni ata dhe pastaj lidhini fort. Mandej ose i lironi me zemërgjerësi, ose me shpërblim, derisa të bëhet armëpushimi. Kështu bëni! Sikur të donte Allahu, do t’i shkatërronte ata, por Ai dëshiron t’ju sprovojë ju me njëri tjetrin. Ai nuk ua humb veprat atyre që vdesin në rrugën e Allahut.
Verse 5
Ai do t’i udhëzojë ata, do t’ua përmirësojë gjendjen
Verse 6
dhe do t’i shpjerë në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë.
O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun[315], edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.
____________________
[315] Pra, çështjen e Tij.
Ndërsa ata që nuk besojnë, do të shkatërrohen! Ai do t’ua humbë veprat atyre.
Vallë, a është i njëjtë ai që i përmbahet udhëzimit të Zotit të tij me atë që i zbukurohen punët e veta të shëmtuara dhe lëshohet pas pasioneve të veta?
Ja përshkrimi i Xhenetit, që u premtohet të përkushtuarve (ndaj Allahut): një vend, ku ka lumenj me ujë të pandotur, lumenj qumështi me shije të pandryshuar, lumenj vere me shije të këndshme për ata që e pinë dhe lumenj prej mjalti të kulluar. Ata do të kenë aty lloj-lloj frutash dhe falje prej Zotit të tyre. A mund të krahasohet ky shembull me Xhehenemin, ku gjynahqarët do të qëndrojnë përherë në zjarr dhe do t’u jepet ujë i valuar, që ua copëton zorrët?!
Sa për ata që ndjekin rrugën e drejtë, Ai ua shton udhëzimin dhe u jep devotshmëri e vetëpërmbajtje.
Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore.
Këta janë ata, të cilët Allahu i ka mallkuar, i ka bërë të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin.
E çfarë do të bëjnë ata, kur engjëjt do t’ua marrin shpirtin, duke i rrahur në fytyrat dhe shpinat e tyre?!
Kjo, sepse ata pasuan atë që shkakton zemërimin e Allahut dhe urryen pëlqimin e Tij e kështu, Ai ua zhvlerësoi atyre veprat.
Vallë, a mendojnë ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre[317], se Allahu nuk do t’ua nxirrte në shesh urrejtjen e tyre (ndaj Islamit)?
____________________
[317] Pra, hipokritët që kanë sëmundjen e dyshimit dhe të dyfytyrësisë.
Sikur të donim, Ne do të t’i tregonim ty ata dhe ti, me siguri, do t’i njihje sipas shenjave të tyre. Por, ti do t’i njohësh ata sipas mënyrës së shprehjes së tyre. Allahu i di veprat tuaja.
Ne do t’ju vëmë në provë ju, derisa t’i njohim ata midis jush, që luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë, e derisa të provojmë ato që thuhen për veprat tuaja.
Dhe mos u bëni të dobët e të kërkoni armëpushim, ndërkohë që jeni më të fuqishmit dhe Allahu është me ju. Ai nuk do t’jua pakësojë (shpërblimin për) veprat tuaja.
Jeta e kësaj bote nuk është asgjë tjetër, veçse lojë dhe zbavitje. Nëse (i) besoni (Allahut) dhe (i) ruheni (Atij), Ai do t’ju shpërblejë dhe nuk do të kërkojë prej jush pasurinë tuaj.
Sikur ta kërkonte prej jush tërë pasurinë me këmbëngulje, ju do të bëheshit koprracë dhe, Ai do të nxirrte në shesh urrejtjen tuaj.
Ja, juve ju bëhet thirrje të shpenzoni në rrugën e Allahut, por disa prej jush janë koprracë. Kush tregohet koprrac, ta dijë se i bën dëm vetes, sepse Allahu është i Pasur (s’ka nevojë për asgjë), ndërsa ju jeni të varfër. E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj.
تقدم القراءة