سورة الشورى

الترجمة الألبانية

Përkthimi i Sures الشورى në الألبانية nga الترجمة الألبانية

الترجمة الألبانية

الناشر

المعهد الالباني للفكر الإسلامي والحضارة الإسلامية

Ai ka urdhëruar për ju atë Fe, të cilën ta zbuloi ty (o Muhamed) dhe që pati urdhëruar për Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, duke thënë: “Qëndroni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!” Por për idhujtarët është e rëndë ajo, në të cilën po i fton ti. Allahu zgjedh për këtë fe kë të dojë dhe udhëzon drejt saj këdo që kthehet tek Ai me pendim.
Sidoqoftë, ata[291] u përçanë midis tyre prej smirës, vetëm pasi u erdhi dijenia. Dhe, sikur të mos kishte paraprirë fjala e Zotit tënd (për shtyrjen e dënimit) deri në një afat të caktuar, ata do të gjykoheshin menjëherë. Edhe ata[292] që trashëguan Librin më pas, dyshojnë thellë në të.
____________________
[291] Hebrenjtë dhe të krishterët.
[292] Fisi Kurejsh në Mekë.
Andaj, ti thirru dhe bëhu këmbëngulës, ashtu siç je urdhëruar, mos i ndiq epshet e tyre dhe thuaj: “Unë besoj çdo libër që e ka shpallur Allahu dhe jam urdhëruar që të gjykoj drejt midis jush; Allahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj. Veprat tona janë për ne, e veprat tuaja janë për ju. Midis nesh dhe jush nuk ka kurrfarë mosmarrëveshjeje. Allahu do të na tubojë të gjithëve dhe tek Ai do të kthehemi të gjithë”.
Atë Ditë ti do t’i shohësh keqbërësit se si tmerrohen për atë që kanë fituar, ndërkohë që ndëshkimi Ynë do t’i godasë me siguri. Ndërsa ata që kanë besuar dhe bërë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e mrekullueshme të Xheneteve. Ata do të kenë te Zoti i tyre çfarë të duan; kjo është dhurata e madhe.
Ai u përgjigjet lutjeve të atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira e u jep edhe më tepër prej dhuntisë së Vet, kurse për mohuesit do të ketë dënim të ashpër.
Një prej shenjave të Tij janë anijet e mëdha që lundrojnë në det – si malet.
Ose, Ai mund t’i fundosë anijet, për shkak të gjynaheve që kanë bërë ata[293]. Sidoqoftë, Ai fal shumë.
____________________
[293] D.m.th. lundërtarët.
për ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, e falin namazin rregullisht dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin; për ata që ndajnë lëmoshë prej asaj që u kemi dhënë Ne;
dhe për ata që, kur i godet ndonjë padrejtësi e madhe, i bëjnë qëndresë dhe marrin hak.
Ti do t’i shohësh se si do të ballafaqohen me zjarrin të përulur nga poshtërimi dhe duke parë tinëzisht me bisht të syrit. Ata që kanë besuar do të thonë: “Me të vërtetë që humbësit janë ata që kanë humbur vetveten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit”. Me të vërtetë, keqbërësit do të vuajnë një dënim të përhershëm!
تقدم القراءة