ترجمة سورة البلد

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
ترجمة معاني سورة البلد باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation .


Betohem në këtë qytet,

pasi në të, ti je i lirë (o Muhammed), -

dhe (betohem) në ata që kanë lindur dhe lindën,

Na, e krijuam njeriun që të luftojë në vështirësi (për të dy jetërat).

A mendon ai se askush nuk mund t’i bëjë gjë?

Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”

Vallë, a mendon ai, se, nuk e ka parë askush?

A nuk ia kemi dhënë dy sytë,

edhe gjuhën edhe dy buzët,

dhe të mirën e të keqen ia kemi shpjeguar?

E, përse nuk është përpjekur të kapërcejë vështirësitë?

E kush mund të shpjegojë ç’është vështirësia (për të punuar vepra të mira)?

me liruar skllavin (nga skllavëria),

ose me ushqyer, kur bredh uria (të urët)

bonjakun e afërm

ose të varfërin e mjerë,

e pos këtyre, të jetë nga ata që besojnë, të cilët njëri-tjetri i japin kurajo për durim dhe kurajo për mëshirë;

ët gjithë këta, do të jenë të lumtur!

E, ata që nuk besojnë në argumentet Tona, ata do të jenë fatzinj,

ata do të jenë në zjarrin e mbyllur.
Icon