ترجمة معاني سورة النحل باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation


Urdhëri i Perëndisë, do të arrijë, andaj mos e nxitoni ju atë! Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar nga ajo që i bëjnë shok Atij.
آية رقم 3

Ai i krijoi qiejt dhe Tokën me mrekulli të madhe! Është i lartësuar (Perëndia) nga ajo që i bëjnë shok Atij!
آية رقم 4

Ai e ka krijuar njeriun prej embrionit të farës, e ai (njeriu) përnjëherësh – kundërshtar i hapët!

Dhe shtazët i krijoi Ai për ju; me to – ju ngroheni (nga prodhimet e tyre), e keni edhe dobi të tjera, dhe me to – më së shumti ushqeheni;

(Krijoi) edhe kuajt, mushkt dhe gomarët, për t’i shaluar ju, dhe për zbukurim, e krijon (Perëndia) edhe ato që nuk i dini ju.

E Perëndia është që t’ju tregojë rrugën e drejtë, e ka prej tyre edhe të shtrembëra, e sikur të donte Perëndia do t’i udhëzonte të gjithë (në rrugë të drejtë).

(Dhe ka nënshtruar) për ju atë që ka krijuar në Tokë, llojet e të cilave janë të ndryshme. Me të vërtetë, në këto ka argumente për njerëzit që këshillohen.

Dhe Ai është që e ka bërë të mundshëm shfrytëzimin e detit, për të ngrënë ju nga ai mish të freskët dhe të nxirrni nga ai stoli që i vishni. – Ti sheh se si anijet e çajnë atë (detin) – për të kërkuar nga dhuratat e Tij (Perëndisë) dhe që të bëheni ju falenderues.

Ai në Tokë ka krijuar male të palëvizshme, për të mos ju luhatuar ato juve, e ka krijuar edhe lumenj në rrugë për të arritur ku keni synuar,
آية رقم 16

dhe (ka krijuar) tregues të rrugëve, si dhe orientimin e njerëzve me anë të yjeve.

E, nëse ju doni t’i numëroni dhuntitë e Perëndisë, atëherë nuk do të mund t’i numëroni. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues,
آية رقم 21

ato (statujet) janë gjëra të vdekura, pa kurrfarë gjallërie. Ata nuk dinë kur do të ringjallen.

(Këtë e thanë që) t’ju ngarkohen mëkatet e tyre të plota në Ditën e Kijametit, si dhe aq sa kanë bërë mëkate ata që u mashtruan dhe humbën rrugën nga këta – nga padijenia; sa ë shëmtuara janë ato (mëkatet) që i bartin ata!

Pasta (Perëndia) i poshtëron ata në Ditën e Kijametit dhe u thotë: “Ku janë shokët e Mi (të cilët i trillonit ju), për shkak të të cilëve tregonit armiqësi (ndaj besimtarëve)?” E, atyre që u është dhënë dijenia, thonë: “Me të vërtetë, sot, poshtërimi dhe dënimi është mbi mohuesit,

(Ju tuhet atyre): “hyni në portet e skëterrës, ku do të mbeteni përgjithmonë!” E, sa vendbanim i shëmtuar është ai për mendjemëdhenjt!

E, atyre që i druajnë Perëndisë – u thuhet: “Çka u ka shpallur Zoti juaj?” – Ata do të thonë: “(Na ka zbritur) mirësi!” Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë mirësi, e në botën tjetër do të kenë edhe më të mira. E, sa e mrekullueshme do të jetë shtëpia e atyre që i druajnë Perëndisë:

të cilëve engjëjt ua marrin shpirtërat, (duke qenë ata) të pastër. (E engjëjt) u thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Hyni në xhennet për ato që keni punuar!”

Ata – mohuesit, nuk presin kurrgjë tjetër, përpos që t’u vijnë engjëjt (t’ua marrin shpirtin) ose t’ju vie urdhëri (dënimi) i Zotit tënd. Kështu kanë bërë edhe ata që kanë qenë para këtyre. Perëndia nuk u ka bërë atyre padrejtësi, por ata vetvetes i kanë bërë zullum,

Na çdo populli i kemi dërguar nga një pejgamber. (Ata u thonin atyre): “Adhuronie Perëndinë, e shmanguni nga djalli!” Disa prej tyre, Perëndia i shpuri në rrugë të drejtë, e disa prej tyre merituan të mbeten në humbje. Andaj, udhëtoni nëpër botë, e shihni se çfarë ka qenë dënimi për ata, të cilët pejgamberët e vet i konsideronin për gënjeshtarë!

Edhe nëse angazhohesh ti (o Muhammed!) që ata të jenë në rrugën e drejtë, me të vërtetë, Perëndia nuk do ta shpie në rrugë të drejtë, atë që don ta lerë në humbje. Dhe për ata nuk ka kurrfarë ndihmësi.

Dhe ata (mohuesit), janë betuar në Perëndinë, me betimin e tyre më të fortë: “Perëndia nuk do ta ngjallë atë që ka vdekur”. Por, me të vërtetë, (ringjallja) është premtim i Tij i saktë – por që, shumica e njerëzve nuk e dinë,

(Do t’i ringjallë ata Perëndia) për t’ju shpjeguar, atë, për të cilën përçaheshin ata dhe që ta kuptojnë mohuesit se kanë qenë gënjeshtarë.
آية رقم 42

(Ata që emigruan) kanë duruar dhe janë mbështetur në Zotin e thyre.

(I kemi dërguar ata) me argumente të qarta dhe libra. Dhe Na, ty ta kemi dërguar Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve dispozitat e shpalljes, dhe që të mendojnë ata.
آية رقم 46

ose që nuk do t’i dënojë ata në udhëtimet e tyre – ata nuk mund të shpëtojnë (nga dënimi) –
آية رقم 47

ose (a janë të sigurtë ata) se nuk do t’i godas dënimi, duke qenë ata në frikë; me të vërtetë, Zoti juaj është i butë dhe i mëshirshëm.

Dhe, Atij i përket çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë dhe Atij i përket bindja përherë. A, mos vallë, përpos Perëndisë, kujt t’i druani tjetër?
آية رقم 55

për ta treguar mosmirënjohjen e tyre ndaj asaj që ua kemi dhënë Ne. pra, kënaquni (për një kohë), po ju, me të vërtetë, do ta dini!

Dhe, qëllimojnë për ata që nuk dijnë gjë (për idhujtë e tyre), një pjesë prej furnizimit Tonë. Pasha Perëndinë, ju me siguri, do të pyeteni për atë që keni trilluar (për Zotin).
آية رقم 57

Ata, Perëndisë i përshkruajnë (mveshin) vajza (duke thën se: Engjëjt janë vajzat e Perëndisë). Qoftë lavdëruar Ai (dhe larg nga kjo), e për vete (përvetësojnë) atë që dëshirojnë (fëmijë-meshkuj).

Dhe, kur ndonjëri prej tyre sihariqohet (lajmërohet) se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe bëhet i dëshpëruar,

Dhe ata, ia ngjesin (mveshin) Perëndisë atë çka nuk e dëshirojnë për vete, kurse gjuhët e tyre flasin gënjeshtra, se ata do të kenë shpërblimin më të mirë; por ata, nuk ka dyshim, i pret zjarri; dhe ata – të parët do të prijnë në të.

Pasha Perëndinë, Na, me të vërtetë, edhe para teje u kemi dërguar pejgamberë popujve, por djalli ua ka zbukuruar sjelljet e tyre, dhe ai tani është mik i tyre; andaj ata i pret dënimi i dhëmbshëm.

Na ta kemi shpallur ty Librin, vetëm që t’ju shpjegosh atyre atë për të cilën ata nuk pajtoheshin, dhe (që të jetë) udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.

Me të vërtetë, ju edhe shtazët keni shenjë të përshtatshme për mësimin tuaj; Na ju furnizojmë me atë që kanë në barkun e tyre – ndërmjet ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pijnë.

Dhe, e frymëzoi (e krijoi me një cilësi të mrekullueshme) Zoti yt bleten: “Ndërto, shtëpi në male dhe në drunj dhe në atë që kanë ngritur njerëzit,

Perëndia u ka krijuar juve, pastaj ua merr shpirtin; ka disa prej jush që arrijnë kufijt më të ulët të jetës (pleqërisë) që (më vonë), të mos kuptojë asgjë, nga ajo që ka ditur. Me të vërtetë, Perëndia, është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.

Perëndia, disa prej jush i ka furnizuar më mirë. Por, atyre, që u ka dhënë më shumë, ata nuk iu japin furnizim atyre që i kanë nën pushtetin e vet, edhe pse ata janë të barabartë, (në furnizimin që është nga Perëndia për tërë njerëzit). Si po i mohoni dhuntitë e Perëndisë? (Kur nuk i bëni shok vetes, si mund t’i bëni shok Perëndisë?)

Perëndia (përsëri) bënë krahasim shembullin e dy njerëzve, prej të cilëve njëri është shurdhë-memec, i cili nuk mund të bëjë asgjë dhe është barrë e pronarit të vet, - kurdo e kudo që ta dërgojë nuk i sjell asnjë të mirë. A është i barabartë ky (memeci apo skllavi) dhe ai (besimtari) që urdhëron me të drejtë, si dhe vet është në rrugën e drejtë!

Perëndia ka bërë për ju nga shtëpiat tuaja vendbanim, dhe ka bërë për ju prej lëkurave të shtazëve shtëpi (si tenda), të cilat ju i bartni lehtë kur udhëtoni dhe të zëni vend, e nga leshi i shtazëve: dhenëve, deveve dhe i dhive, ka bërë që t’i përdorni për veshje dhe për shtrojë, deri në një kohë.

Perëndia ka bërë për ju – nga ajo që ka krijuar – hije (që të mbron nga nxehtësia) dhe ka bërë për ju – nga malet – strehim dhe ka bërë për ju rroba që u mbrojnë nga nxehtësia; dhe ka bërë për ju veshje prej metali për t’ju mbrojtë në luftë; dhe kështu ua plotëson dhuntitë e Veta për t’ju bindë Perëndisë.
آية رقم 82

E, nëse ata shmangen, ti je i obliguar vetëm që të shpallësh qartazi.
آية رقم 83

Ata e dinë dhuntinë e Perëndisë, por pastaj e mohojnë, e shumica e tyre janë mohues.

(Tërhiqju vërejtjen) për Ditën kur do të sjellim dëshmitarë nga çdo popull, e nuk do t’ju jepet leje (për arsyetim) mohuesve, e as që u lejohet atyre që të kërkojnë falje.

Kur të shohin ata që i kanë bërë shok Perëndisë – ato gjëra që i kanë bërë shok Atij, thonë: “O Zoti ynë, këta janë ata shokët tonë që ne iu kemi lutur, përpos Teje”. Ata (shokët e tyre të adhuruar) do t’u drejtojnë këto fjalë: “Ju, me të vërtetë, jeni gënjeshtarë!”

Dhe, (përkujtoju) ditën kur Na do të sjellim kundër çdo populli dëshmitarë nga mesi i tyre (pejgamberi i tyre) dhe (atëherë), Na do të sjellim ty (Muhammed) dëshmitar kundër këtyre. E, Na ta kemi dërguar ty Librin, - shpjegim për çdo çështje dhe si udhërrëfyes, mëshirë dhe sihariq për muslimanët.

Mos u bëni (në thyerjen e obligimeve) si ajo (gruaja) e cila e ka shprishur atë që e ka tjerrë, pasi është forcuar – e ka mbetur e shprishur, duke i marrë betimet tuaja-hyrje (mashtrime) në mes vete, vetëm nga shkaku se një popull është më i madh në numër se tjetri. Perëndia, me këtë, vetëm u vënë në provë, e me siguri, Ai do t’ju shpjegojë në Ditën e Kijametit, për atë që ju nuk jeni pajtuar.

Sikur të kishte dashur Perëndia, do t’ju kishte bërë juve një popull, por Ai e lë në humbje kë të dojë, e kë të dojë e udhëzon në rrugën e drejtë; e ju, gjithsesi, do të përgjigjeni për atë që punoni.

Ajo që është te ju – është e përkohshme, e ajo që është te Perëndia – është e përhershme. Dhe Na, me të vërtetë, do t’i shpërblejmë ata që kanë duruar, me shpërblimin më të mirë për atë që kanë punuar.

Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar.
آية رقم 98

Kur të dëshirosh të lexosh Kur’anin, mbështetu te Perëndia (thuaj: “Eudhu-bil-lahi...”) që të të shpëtojë nga djalli i mallkuar!
آية رقم 100

pushteti i tij (djallit) është vetëm mbi ata, të cilët i binden atij dhe të cilët i bëjnë shok Perëndisë.

Dhe, kur Ne, ta zëvendësojmë një ajet me një ajet tjetër – e Perëndia di më së mir se çka shpall – (Mohuesit) thonë: “Ti je vetëm trillues!” Por, nuk është ashtu, se shumica prej tyre nuk dijnë.

Thuaj: “E ka sjellur (Kur’anin) Shpirti i pastër (Xhebraili) nga Zoti yt me të vërtetën, për t’i forcuar ata që besojnë – udhërrëfyes dhe sihariq për muslimanët”.

Na e dimë mirë që ata thonë: “Atë (Muhammedin) e mëson një njeri!” Gjuha e tij, që po ia mveshin – se po e mëson atë – është gjuhë e të huajve (të cilën nuk e dinë arabët), kurse ky (Kur’ani) është në gjuhën e qartë arabe (me një stil të lartë).

Ai që mohon Perëndinë, pasi që pat besuar – përpos atij që është i detyruar me forcë (që të mohojë), por që zemra e tij është plot besim, (për të nuk ka mëkat) – por për ata që e hapin zemrën për mohim, për ta ka zemrim nga Perëndia dhe për ata ka dënim të madh,

Këta janë ata të cilëve Perëndia ua ka vulosur zemrat e tyre, të dëgjuarit dhe të pamurit e tyre, dhe këta janë njerëz, vërtetë të shkujdesur.
آية رقم 113

Me të vërtetë, atyre u erdhi një pejgamber – nga mesi i tyre – por ata e konsideruan atë për gënjeshtar, dhe ata i goditi dënimi, ngase ishin zullumqarë.

Perëndia u ka ndaluar juve vetëm coftinë, gjakun, mishin e derrit deh atë që ësthë therrur në emër tjetër, e jo në emër të Perëndisë. Por, ata, që ngushtohen nga uria e madhe, mund t’i hanë ato, sa për të zhdukur krizën e urisë, e jo të kalojnë kufirin; me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues.
آية رقم 117

do të kenë kënaqësi të shkurtër, por për ta do të ketë dënim të dhembshëm.

Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë (përkah virtytet e tij sa) një popull, i përulur Perëndisë, i prirur (kah e mira) dhe nuk ka qenë nga idhujtarët,
آية رقم 121

ishte falenderues ndaj dhuntive të Tij (Perëndisë). Perëndia e zgjodhi atë dhe e udhëzoi në rrugë të drejtë,

dhe Ne, i kemi dhënë atij të mira në këtë botë, e në botën tjetër, me të vërtetë – do të jetë nga të mirët.
تقدم القراءة