ترجمة سورة الإنفطار

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
ترجمة معاني سورة الإنفطار باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation .


Kur të shkyhet qielli,

dhe kur të rrëzohen (derdhën) yjet,

dhe kur përzihen detërat (njëri me tjetrin),

dhe kur të rrotullohen varret,

çdokush do të di për veprat që ka punuar dhe lëshimet (që ka bërë).

O njeri, ç’të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar?

Ai të krijoi ty dh bëri që ta kesh (në formë) të harmonizuar tërë organizmin, -

dhe çfarë forme deshi (Ai), të dha!

Jo, jo! Kurrsesi! Ju po e konsideroni besimin gënjeshtër.

Me të vërtetë, ka rojtarë për ju,

që janë të nderueshëm tek ne,

që i shënojnë veprat tuaja, dinë çka punoni.

Të ndershmit, me të vërtetë, do të gjenden në xhennet,

kurse fajtorët, me të vërtetë, do të gjenden në skëterrë.

Në Ditën e Kijametit (ata) do të digjen në zjarr,

dhe kurrë nuk do të dalin prej tij.

E, kush të shpjegon ty për Ditën e Kijametit? –

dhe edhe njëherë: kush të shpjegon ty ç’është Dita e Kijametit?!

Ajo është Ditë kur askush nuk mund t’i ndihmojë ndokujt asgjë, atë ditë pushteti i tërë është vetëm i Perëndisë.
Icon