ترجمة سورة القيامة

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
ترجمة معاني سورة القيامة باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation .


Betohem në Ditën e Kijametit

dhe betohem në shpirtin e atij që e qorton vetveten.

A mendon njeriu që nuk do të mund t’ia mbledhim eshtrat e tij?

Po si jo, Ne mundemi me ia bë majet e gishtave ashtu si i ka pasur.

Por, njeriu dëshiron të gabojë përderisa të jetë gjallë,

e pyet: “Kur do të jetë Dita e Kijametit?”

Kur syri (shikimi) të shqetësohet nga frika

dhe të zihet Hëna,

dhe Dielli e Hëna të bashkohen,

atë ditë njeriu, thërret: “Ku të ikim?”

Askund! S’ka strehim.

Atë ditë, strehimi është te Zoti yt,

atë ditë, njeriu informohet për veprat që i ka punuar, si dhe për ato që i ka lëshuar,

njeriu vetë do të dëshmojë kundër vetvetes,

madje – edhe në qoftë se i paraqet arsyetimet e veta, (ato nuk pranohen).

Mos nxito në të lexuarit e Kur’anit me gjunë tënde,

Ne, do t’i tubojmë pjesët e tij (Kur’ani), për ta lexuar atë (si është).

E, kur ta lexojë Xhebraili atë (Kur’anin), përcille ti leximin e tij,

e pastaj, Ne do ta shpjegojmë.

Po, me të vërtetë! Ju e doni këtë jetë,

kurse, për jetën tjetër nuk keni kujdes.

Atë ditë – disa fytyra do të shkëlqejnë,

në Zotin e tyre do të shikojnë;

atë ditë – disa fytyra janë të mrrolura,

e dinë që do t’i gjejë fatkeqësi e madhe.

E, shiko! Kur të vijë shpirti në fyt,

dhe thërret: “A ka shërues?”

dhe ai do të bindet se ai është çasti i ndarjes

dhe këmba me këmbën lidhen,

atë ditë do të sillet të Zoti yt:

“Ai nuk ka besuar dhe nuk është lutur (falë namaz),

por ka mohuar dhe është shmangë,

e pastaj ka shkuar te të afërmit (familja) e tij, duke u krenuar”.

Mjer për ty! Mjer për ty!

E, përsëri: Mjer për ty! Mjer për ty!

Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa obligime (pa përgjegjësi)?

A s’ka qenë njeriu së pari pikë fare (sperme) që hudhet lehtë,

pastaj u bë gjak i doçkuar, nga i cili, Ai (Perëndia), e ka krijuar dhe e ka formur të plotë.

Dhe, prej tij i bëri çiftet: mashkullin e femrën,

e, vallë, Ai krijuesi, a nuk ka fuqi edhe t’i ngjallë të vdekurit?”
Icon