ترجمة سورة الذاريات

Albanian - Albanian translation
ترجمة معاني سورة الذاريات باللغة الألبانية من كتاب Albanian - Albanian translation .


Për erërat që ngrehin dheun dhe shpërndajnë.

Për retë që e bartin shiun e rëndë.

Për anijet që lundrojnë lehtë.

Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.

S’ka dyshim se ajo qe u premtohet është e vërtetë e sigurt.

Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër.

Për qiellin plot rrugë.

Ju gjendeni në nje thënie kontradiktore,

Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur.

Mallkuar qofshin gënjeshtarët!

Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).

E pyesin: “Kur është dita e gjykimit?”

Dita kur ata digjen në zjarr.

Përjetonie dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t’ju shpejtohet.

Të devotshmit janë në kopshte e burime.

Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës.

Ata qenë të cilët pak flinin natën.

Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata.

Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).

Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.

Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?

E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.

Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni.

A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?

Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: “Të përshendesin me paqe!” (E më vete tha): “Njerëz të panjohur!”

Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.

Atë ua afroi atyre e tha: “Përse nuk po hani?”

Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: “Mos kij frikë!” Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.

E gruaja e tij nisi të bërtasë e ri ra shuplakë fyyrës së vet e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!”

Ata (engjëjt) thanë: “Keshtu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithedijshmi”.

Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?”

Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!”

Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!

(gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).

Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam).

Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane.

Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur.

(Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.

E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar, ose është i çmendur!”

E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.

Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,

E cila nuk la send pa e shënderruar në mbeturinë.

Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë.

E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin.

Dhe nuk mundën as të ngriten e as t’i kundërvihen.

Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.

Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.

Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.

Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit).

Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.

E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t’ju tërheqë haptazi vërejtjen.

Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!”

A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.

Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar.

Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.

Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.

Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.

All-llahu është furnizues i madh, Ai fuqiforti.

S’ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.

Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!
Icon