ترجمة سورة النبأ

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
ترجمة معاني سورة النبأ باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation .


Për çka pyesin ata njëri-tjetrin? –

Për lajmin e madh,

për të cilin ata kanë mendime të ndryshme.

Jo, jo, ata, me siguri, do ta dinë!

E pastaj, sërish, me të vërtetë, do ta dinë!

A nuk u kemi bërë ne Tokën shtrat?

E malet shtyll?

Ne ju kemi krijuar dy lloje (mashkull e femër),

dhe gjumin tuaj ua kemi bërë çlodhje,

kure natën ua kemi bërë mbulesë,

dhe ditën e kemi caktuar për jetesë (ekonomizim),

dhe mbi ju kemi ndërtuar shtratë qiej të fortë.

Dhe kemi krijur kandil (diell) të shëndritshëm!

Ne, nga retë, u leshojmë ujëra të mëdha (shira)

për rritjen e drithërave dhe bimëve,

dhe kopshteve të dendura.,

Me të vërtetë, Dita e sqarimit, është caktuar,

Dita kur do të fryhet në buri (Sur), e do të vini ju, grupe-grupe,

dhe qielli do të hapet dhe do të bëhet dyer,

dhe malet lëvizin e bëhen si hije e ajrit (fatamorganë).

Me të vërtetë, Skëterra do të bëhet pusi,

për të këqinjtë vendbanim, -

që aty të mbeten përgjithmonë:

në të, nuk do të shijojnë as freskim, as pije,

përpos ujit të vluar dhe qelbësirave,

(si) shpërblim gjegjës (i veprave të tyre).

Ata, me të vërtetë, nuk kanë menduar në dhënie të llogarisë,

dhe argumentet Tona i kanë mohuar krejtësisht,

por Ne, çdo gjë e kemi numërura dhe shënuar.

“Andaj, shijoni, Ne do t’ju shtojmë vetëm dënimin”.

E, me të vërtetë, për ata që i kanë druajtur Perëndisë, u janë përgatitur vende kënaqësie:

kopshte dhe vreshta,

dhe vajza të reja, të njëjtës moshë,

dhe kupa të plota.

Nuk do të dëgjojnë atje (në xhennet) biseda të kota as gënjeshtra,

(ky është) shpërblimi i Zotit tënd, i dhënë sipas llogarisë (së veprave të tyre),

Zotit të qiejve dhe të Tokës, dhe çka gjendet në mes tyre, Mëshiruesi, të cilit askush nuk do të mund t’i bëzejë (flas),

në Ditën kur Xhebraili dhe engjëjt do të jenë të rreshtuar, e nuk do të flas askush, përpos atij që do t’i lejojë Mëshiruesi, e që do të thonë të vërtetën.

Ajo është Ditë e pashmangshme, e kush të dojë, do ta marr strehimin te Zoti i vet.

Me të vërtetë, Ne u kemi paralajmëruar se është i afërt dënimi, në Ditën kur njeriu do t’i shohë veprat e tija, dhe, kur jobesimtari, do të thotë: “Ah, të isha dhé!”
Icon